Për shkak të thatësirës në Francë, në 10.4 milionë shtëpi janë regjistruar dëmtime të shumta, sidomos çarje të mureve.
Sipas lajmeve në shtypin francez bazuar në të dhënat e Ministrisë së Tranzicionit Ekologjik dhe Përshtatjes Rajonale, thatësira ka shkaktuar dëme në shtëpi dhe ambiente banimi në vend, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në 10.4 milionë shtëpi janë krijuar çarje pasi thatësira dhe valët e të nxehtit i kanë bërë shtëpitë më të brishta.
Thuhet se shumica e francezëve jetojnë në ankth në shtëpitë e tyre për shkak të këtyre çarjeve, ata që kanë mundësi shpërngulen në kopsht dhe familjet janë në një situatë të vështirë sepse kompanitë e sigurimeve nuk e përfshijnë këtë situatë në sferën e fatkeqësive natyrore.
Procedurat e sigurimit të shtëpive zgjasin më shumë se 10 muaj
Të prekurit nga kjo situatë po përpiqen të reagojnë përmes shoqatave pasi autoritetet nuk tregojnë vëmendje të mjaftueshme.
Nga ana tjetër duhen të paktën 10 muaj që një shtëpi të mbulohet me sigurimin e fatkeqësive natyrore dhe të përfundohen procedurat.
Në kuadër të këtij procesi, përgjegjësia për riparimin e shtëpive të dëmtuara është vetëm mbi pronarët e shtëpive.
Me dekretin e publikuar më 26 korrik të vitit 2022 në Francë, vetëm 20 komuna u përfshinë në rajonet e prekura nga thatësira.
Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me pronarët e shtëpive të dëmtuara në rajone të tjera.
Shkaku kryesor i çarjeve të banesave në vend është thatësira dhe përkeqësimi i shtresës së argjilës, e cila për pasojë ka humbur lagështinë./FolDrejt/