Ka 31 ditë që nuk ka rënë shi në Francë, që është periudha më e gjatë e dimrit pa reshje që nga viti 1959, kur filluan për herë të parë matjet zyrtare, raportojnë sot mediat franceze.
Në një raport nga shërbimi kombëtar meteorologjik Meteo France, thuhet se toka në të gjithë Francën është shumë e thatë për këtë periudhë të vitit dhe kjo pas një thatësire të gjatë që preku këtë vend verën e kaluar.
Kushtet aktuale të motit përputhen me ato tipike për mesin e prillit, thonë meteorologët, dhe paralajmërojnë një nga shkurtët më të thatë të regjistruar./FolDrejt/