I plagosur dhe mes zjarrit në 1988, Ramush Haradinaj do ishte një figurë e rëndësishme e luftës në Kosovë. Mbijetesa e tij, në kohën kur vëllai i tij vdiq në luftë, po tregonte se ai do i mbijetonte gjatë edhe skenës politike, shkruan prestigjiozja ECONOMIST, duke shtuar se vendimi i tij i fundit ishte dorëheqja nga skena politike si pasojë e thirrjes nga Gjykata Speciale.
“Haradinaj ka pasur karrierën më të larmishme nga të gjithë – roje diskoteke, zdrukthtar, guerilas dhe politikan. Në memorien e tij ai fliste për përvojën në luftë se kishte luftuar me kënaqësi kundër serbëve,” përcjell foldrejt.com. Më vonë ai akuzohet se ka vrarë serbët dhe shqiptarët të shikuar so kolaboracionistë ose kundërshtarë. Një akuzë që ai vetë e ka hedhur poshtë.
Më tutje Economist shkruan se thirrja dyherë nga tribunali i Haagës në të kalurën dhe arrestimi katërmujor nga Franca në 2017 me kërkesë të Serbisë, “atij ia kanë shtuar popullaritetin në Kosovë.”
“Në raportin e Këshillit të Europës 2010, akuzohen disa ish ushtarë të UÇK, për pjesëmarrje në krime. Në atë raport, Haradinaj vetëm se përmendet shkarazi, kurse jan të dukshme akuzat kundrejt presidentit Hashim Thaçi,” përcjell foldrejt.com. “Të dy kanë qenë prej kohësh kundërshtarë. Gjatë vitit të kaluar Thaçi ka diskutuar me kolegun e tij serb Aleksandër Vuciq, për të shkëmbyer territoret mes veriut të banuar me serbë në Kosovë dhe Luginës së Preshevës. Haradinaj argumentoi se kjo do destabilizonte gjithë rajonin. Nëntorin e shkuar, Serbia në mënyrë të sukseshsme ndaloi anëtarësimin e Kosovës në Interpol, që solli edhe tarifën 100 përqind për produktet serbe në Kosovë. Tash Serbia ndaloi bisedimet. Pas zgjedhjeve serbe në vitin e ardhshëm, shihet i pamundur fillimi i negociatave”.
Në fund Economist pasi tregon se jodomosdoshmërisht mund të dënohet Haradinaj, i cili i ka shpëtuar dyherë Gjykatave ndërkombëtare, përmendet se “sfidat Haradinajt i kanë sjellur krahë politikë.”/Foldrejt.com