Një ekip hakerësh izraelitë që në 20 vitet e fundit ndikuan në rezultatet e më shumë se 30 zgjedhjeve në mbarë botën, duke përdorur hakerime, sabotazhe dhe dezinformata të automatizuara në rrjetet sociale, u ekspozua pas hetimeve të plota, shkruan “The Guardian”.
Sipas gazetës, ekipi drejtohej nga ish-operativi i forcave speciale izraelite Tal Hanan, i cili punonte me emrin e koduar “Jorge”.
Ai dhe ekipi i tij, të cilët përdorën emrin e koduar ‘Ekipi Jorge’, u zbuluan përmes regjistrimeve dhe dokumenteve sekrete në të cilat The Guardian kishte akses./FolDrejt/