Prokuroria holandeze konfiskoi tokën afër Amsterdamit që i përkiste Jorit Fassen, ish-dhëndrit të Vladimir Putinit, zbuloi “Guardian”, e cila hetoi rastin me dy organizata të tjera mediatike.
Toka në Divendrecht u vizitua nga Fassen, një biznesmen holandez i martuar me Maria Vorontsova, vajzën e madhe të presidentit rus, përcjell Fol Drejt.
Në hyrje të pronës shkruhet se toka është sekuestruar më 12 maj me urdhër të prokurorit publik të shtetit për vepra penale në fushën e financës, ekonomisë dhe mbrojtjes së mjedisit./FolDrejt/