Mbahet mend që kur qeveria e Sali Berishës tentoi të dënojë me 15 milion euro gjobë njërën ndër mediat më të mëdha shqiptare, atëherë reaguan e gjithë shoqëria civile se shteti po tentonte të kapte mediat. Dënimi nuk u krye, pavarësisht se qeveria pretendonte se media në fjalë nuk kishte paguar taksat për vite me radhë.
Megjithatë, tashmë është kryeministri Edi Rama i cili ka blerë të gjithë mediat më të mëdha të vendit, duke i kthyer në zëdhënëse të Partisë Socialiste.
Një artikull i The Independent rreth lirisë së medias në Shqipëri dhe sesi autoritarizmi, tashmë ulur këmbëkryq, keqpërdor mjetet ligjore për të sulmuar dhe mbytur zërin kritik dhe fjalën e lirë, qoftë kjo dhe kur refleton ironi apo vënie në lojë të pushtetit. Rasti i Acromax Media me faqet dhe portalet kritike ndaj kastës së pushtetit janë rasti më i freskët i mbytjes së lirisë së shprehjes.
The Independent merret kryesiesht me Agon Channel, një media që thuhet se investoi 150 milion euro, kurse gjithë investimi u “zhbë falë arrogancës së qeverisë Rama”.
Një Gjykatë Ndërkombëtare dënoi shtetin shqiptar me 99.5 milion euro dëmshpërblim, por kjo ka pak rëndësi për qeverinë, me rëndësi që një media anti-qeveritare u mbyll.
Përgjatë verës poashtu dy gazetare kritikues të Ramës, Adi Krasta dhe Ylli Rakipi u larguan nga puna prej News24 TV, pas presioneve të qeverisë./Foldrejt.com