Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË FILM

The Legend of 1900 – Arti është i pafund, jo bota

3 vjet më parë
in FILM
Koha e leximit: 10 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

1.Libër dhe film

1.1 Realizimi i skenës
-Marrëdhënia e ngushtë midis letërsisë dhe filmit, është dëshmuar për dekada të tëra, përmes realizimit të njërës-filmit, duke pasur për model, substrat tjetrën-veprën letrare. Veprat letarare më të vlerësuara, janë ripërjetësuar edhe njëherë përmes skenës; kështu personazhet e veprave kanë krijuar fytyra të veçanta, ndërsa temat e dialoget e tyre, realizim me mimika e veprime skenike. Një ndër këto vepra është edhe Legjenda e pianistit mbi oqean, e Alesandro Barikos, e realizuar përmes filmit The legend of 1900.                                                        Përballë lexuesit shfaqet një vepër letrare (një monolog), që autori pohon ta ketë shkruar, për t’u realizuar në skenë. Protagonist i subjektit është Noveçento, pianisti i cili, i ndodhur në anije qysh foshnjë, nuk ka shkelur kurrë në tokë. Ai është njezeteshtate vjeçar, ai ka krijuar e ka intepretuar me pianon e tij duke lundruar si pasagjer permanent i anijes Virgjinia (emër i nje shteti juglindor në SHBA), e cila udhëtonte nga Evropa në Amerikë dhe anasjelltas. Teksa libri hapet me skenën që spikat një tabllo të pasagjerëve, që zbulojnë para syve të lexuesve Amerikën, filmi nga ana tjetër nis duke vënë fokusin në Maks Tunej, mikun e Noveçentos, ky ashtu si në libër edhe në film realizohet si një narrator homodiegjetik, është ky që rrëfen ngjarjet, historinë e Noveçentos. Në hapjen e filmit ai është ulur mbi ca shkallë dhe përkujton grandiozitetin e Virgjinias dhe vete Amerikës, skenë kjo hapëse e librit. Amerika në vepër e film, realizohet si utopi e njerëzimit (evropianëve), si diçka jashtëzakonisht monumentale dhe e përkryer, siç është edhe shfaqja e vazhdueshme e Statujës së lirisë, si dhe shfaqja e njerëzve të cilët janë të përqendruar ta shohin atë e të bërtasin në kupë të qiellit, emrin e saj, Amerika. Në tonin e tyre, ndjehet admirim, lavdërim, të cilat edhe i dhënë asaj nje pamje hyjnore.

Thënia e autorit, në sytë e njerëzve shihet ajo çka do të shohin dhe jo ajo çka kanë parë, fuqizohet edhe më tepër në film nëpërmjet fokusimit të kamerës tek sytë e një të riu, në të cilët përveçse lotët, bashkë me pastërtinë e tyre është pasqyruar edhe Amerika, në ata sy duket sikur është pasqyruar nje narçiz që e adhurojnë të gjithë. Të shkelësh mbi Amerikën është fat, deri në ketë shkallë arrijnë përmasat e glorifikimit ose edhe groteskut të saj.                                                                          Skena e radhës që përfshihet në film, e që nuk ndodhet në libër është skena mes dyqanxhiut te instrumenteve muzikore dhe Maksit (nuk i ke larë duart me të vërtetë përsa kohë bën pjesë në një histori të mirë, dhe është dikush të cilit mund t’ia tregosh). Këtu në qendër vihet Maksi, i cili ka shkuar ta shesë trombën e tij në një dyqan, aty ai kërkon t’i bie për herë të fundit asaj; intepretimi i tij i përkujton dyqanxhiut në një pllakë që kishtë gjetur këtë mëngjes nga mbetjet e një anijeje në port, dhe këtu nis gjithçka, rrëfimi i Maksit për pianistin mbi Oqean, Instrumentet, vendosja e tyre, qetësia e ndriçimi i hapësirës duket sikur i kontribuojnë krijimit te një ambienti nostalgjik e melankolik. Kjo skenë që është shtuar në film i shton larushi e dramacitet të veçantë subjektit, pasi shfaq Maksin, tërësisht të kamufluar nga përjetimet e së shkuarës, nga një mik i cili ka lënë gjurmë të përhershme në jetën e tij, Noveçento. Ky realizim skenik mes tjerash i shërben edhe sigurimit të një narateri- dyqanxhiut-para së cilit edhe luhet me analepsën dhe prolepsën, si forma të rëndësishmë narrative.                                                                                                                                                         Parë në krahasim me librin, filmi realizon me një madhështi të veçantë përmbajtjen e veprës, duke situar në një harmoni të gjitha pjesët e saj. Të gjitha ngjarjet e veprës janë të përfshira në film, po me të njëjtin rend kronologjik, por me një kolorit më dinamik e dramacitet të cilat i bëjnë ato më të gjalla, më emocioanle para perceptuesit, shpeshherë edhe më të qarta. Ato zgjerohen e pasurohen me detaje që nxjerrin në pah më magjishëm skenat e librit. Kështu, për shembull, skena e Noveçentos dhe Maksit që vallëzojnë me Oqeanin, merret shumë metaforikisht më tepër si një ndjesi , nga ajo që është shkruar në vepër, mirëpo kur shikojmë skenën e filmit ku Noveçento i bie pianos, duke pasur të ulur Maksin pranë, dhe pastaj ato lëvizjet e pianos, që ritmikisht i përgjigjen valëve të egra të Oqeanit atë natë, duket sikur ata me të vërtetë po kërcejnë me të, dhe se ata nuk po e imagjinojnë një vallëzim të tillë , por po e përjetojnë kokë e këmbë, me gjithë madhështinë e tij.                                                                 Gjithashtu edhe skena e duelit midis Noveçentos dhe Xherit, është e realizuar pothuajse në mënyrë identike si në libër, Janë për t’u spikatur skena e cigares që shkundet mbi këmbën e Xherit, e dhëmbit të tij me diamant sipër, audienca dhe përshtypjet e tyre, si dhe veçmas ajo loja skenike që realizohet me Noveçenton që i bie pianos, shkrepjet e vazhdueshme të fytyrës së tij, tretjen e tyre njera pas tjetrës me një larushi mimikash që i shërbejnë kështu dhënies së portretit të artistit ne ekstazë (dissolve technique). Nga ana tjetër montazhimi i skenës së vajzës flokëverdhë (që ndodhet vetëm në film), e cila vështron nga dritarja, dhe Noveçentos që krijon nje vepër të re muzikore duke qenë tërësisht nën ndikimin e magjepsjes së saj, i shërben fuqizimit të idesë mbi rëndësinë e frymëzimit në krijimin e kryeveprave, artit në përgjithësi. Filmi, gjithashtu i shton edhe një skenë të re përfundimit që ndodhet në libër. Kështu teksa libri mbyllet me një monolog të dialogjizuar që realizon Noveçento, filmi nga ana tjetër përfundon me Maksin, i cili rimerr trombën e tij dhe largohet nga dyqani i instrumenteve. Teknika iris, që përdoret në këtë fund të filmit, i shërben vënies së fokusit në ecjen e Maxit, që duket sikur thotë jeta vazhdon, arti gjithmonë mbijeton në një mënyrë a tjetrën.                                                                                                                                    Ani pse, dialoget midis karaktereve në film, janë identike me ato të librit, aty-këtu ndodhen prap ca plotësime me emocionet, pauzat e mimikat të cilat edhe i konkretizojnë ato. Përmbajtja e këtyre dialogeve është dramtike e komike. Përmes dialogeve dramatike shembëllejnë lidhjet e fuqishme emocionale të personazheve që karakterizojnë mallëngjime e shpërthime lotësh (dialoget midis Noveçentos dhe Denit, dialogu midis Noveçentos dhe Maksit, kur ai vendos të zbresë për herë të parë nga anija; lamtumira e Noveçentos me Maksin para shkatërrimit të Virgjinias etj.), lloji i dytë i dialogut, ai komik shpërfaq skena simpatike midis Noveçentos fëmijë dhe miqve të tij, Noveçentos dhe Maksit (Maksi ka vënë në bast rrogën një vjetore për Noveçenton, në duelin me Xherin , ndërsa Noveçento i kërkon të holla pse vetë ai do të vë bast për kundërshtarin e tij), Dialoget komike janë jashtëzakonisht karakterizuese me sjelljet patetike të personazheve dhe përmasat qesharake që marrin ato para shikuesit.                                                                                                                  Midis veprës dhe filmit ekzistojnë përputhje që lidhen në intepretimin e historisë, ngjarjeve të saj, personazheve që ka shtënë në funksion autori, por pastaj janë edhe ato skenat të cilat ka shtënë regjisori si risi në film e që duket sikur plotësojnë e sjellin me nje koncizitet esencën e maksimës së veprës.

Lexoni edhe..

Mel Gibson kurrë nuk shprehu qartë bindjen e tij pro, apo kundër Palestinës

Idris Elba: Aktorët në videolojëra si Phantom Liberty janë ‘shenja e kohës’

Porosit Web Porosit Web

1.2 Portreti i karaktereve-raportet mes tyre

Ai nuk është profan i pianos, ai eshte mjeshtër i saj. Noveçento që nga lindja nuk kishte qenë një fëmijë i zakonshëm, ai u gjet i braktisur mbi një piano, e cila mund të kuptohet si shenjë paralajmëruese e prirjes së tij për këtë instrument. Braktisja e tij në kuti duket sikur përkujton, atë të Moisiut, çka edhe rrit përmasat e divinitetit të tij para shikuesit. Noveçento rritet, në një ambient familjar të anijes Virgjinia, i rrethuar nga njerëz që e duan dhe e çmojnë. Ky ambient në vepër është ndjeshëm më i rrudhur gati episodik, ndërsa këtu përbën një pjesë të rëndësishme të filmit, pasi edhe i shërben dhënies së vendit që kishte krijuar Noveçento, te të tjerët, lidhjet e tija me ta. Kështu në film mes tjerash, spikaten edhe lidhjet e veçanta të karaktereve që mungojnë në libër, për shembull lidhja midis Noveçentos dhe Denit ose veçmas edhe ajo mes Maksit dhe Noveçentos. Kështu te e para vërehet dashuria, dhembshuria humane e atërore e Denit për Noveçenton, qoftë kur i shpjegon mamanë, jo si pjesë të jetës së një fëmije, por si kalin më të lavdishëm ne botë, apo edhe kur jetimoren ia prezanton si vend ku i vendosin të rriturit pa fëmijë. Në këtë lidhje vërehet dëshira e Denit që t’i plotësojë femijës së vogël mungesat. Ai ia mbulon egërsine e botës duke ia zbutur semantikisht realitetlin Noveçentos, përmes një sjellje qe i ngjan thënë figurativisht, figurës se eufemizmit. Nga ana tjetër vihet theksi edhe në lidhjen e veçantë që prezantohet midis Maksit dhe Noveçentos, ata para së gjithash i lidh muzika, impresioni për artin e njeri-tjetrit, ata janë dy shpirta artistësh që plotësojnë njëri-tjetrin. Miqësia e tyre reflekton sinqeritet, dhembshuri, respekt e admirim, madje në rrugë e sipër ajo merr përmasa altruiste, emocionalisht e materialisht (dhënia e palltos, rregullimi i pllakës muzikore të Novecentos). Krajatat e Maksit në mungesë të Novecentos, perpjekjet e tij për ta gjetur atë, për ta nxjerrë jashtë anijes së shkatërruar, për t’ia treguar madhështinë e muzikës së tij botës, dëshmojnë më së miri për këtë lidhje të fuqishme mes tyre.                                                                                                                                     Ajo çka mbetet një histori e papërfunduar në film është, dashuria që lind midis Noveçentos dhe vajzës flokëverdhe, dashuri të cilën Noveçento e kultivon nga larg dhe e lidh me vetë Oqeanin, dhe kjo për arsye se ai kishte njohur më parë të atin e vajzës dhe kishte qenë pikërisht ai që në një takim e sipër i kishte folur për rilindjen që kishte përjetuar, kur kishte dëgjuar zërin e Oqeanit, nga toka, nga shkëmbi. Përsiatja mbi Oqeanin në film, mbi kundrimin e zërit të tij duke qenë jashtë dhe brenda tij, përkon me idenë e subjektivitetit dhe objektivitetit, Novecento duhet të largohet nga Oqeani që ta shohë dhe ta dëgjojë të mirëqenë ashtu si është ai, dhe jo si e ndjen. Kjo do të thotë të ndryshosh perspektivë.

2. Kontemplacione për pikëpamjet e filmit

Noveçento është pianisti më i madh në botë, i cili ka intepretuar për njëzet e shtatë vjet me radhë duke lundruar mbi oqean, si pasagjer permanent i anijes Virginia, pa zbritur kurrë në tokë. Si e njeh ai muzikën aq mirë, kur nuk ka marre kurrë mesime adekuate për të ? Kjo vepër shpalos nëse shikojmë në thellësi idenë që kishte Platoni për artin , se ai është frymëzim, krijohet në një gjendje ekstaze, përkatësisht gjendja e artistit gjatë krijimit është e ngjashme me të dehurin, deri diku një gjendje e pavetëdijshme. Si diçka që natyrisht krijohet nga uni jonë , por në një gjendje deri diku hipnotike, që del përtej nesh, siç është edhe intepretimi i fundit i tij me piano, në duelin me Xherin. Gjatë këtij interpretimi, Noveçento, duket si i cmendur, mimikat e fytyrës, gjestet, djersitja, provojnë për një gjendjeje ekstaze, dehje frymezimi. Se arti lind nga frymezimi, se Noveçento krijon atë që ndjen spontanisht, dëshmon rasti kur ai krijon një interpretim origjinal vetëm duke vështruar vajzën flokëverdhë. Gjithmonë ka interpretuar duke lexuar të tjerët, për herë të parë me flokëverdhën duket sikur krijon një veper që refleton taman ndjenjat e tij intime personale                                                                    Libri natyrisht, përmes Noveçentos prezanton lidhjen e fuqishme midis artistit dhe muzikës. Kjo e fundit shihet si pasqyrim i shpirtit, i përjetimeve të njeriut- kështu Noveçento krijon muzikën duke parë atë çka njerëzit reflektojnë jashtë, nga gjendja e tyre e brendshme. Ai është një lexues i mendjes i shpirtit, pasi edhe vetë veçoria e artistit është të shohë përtej, më thellë se ajo çka shohin të tjerët,t ë shohë diçka të veçantë tek ajo cka per të tjerët është e zakonshme. Noveçento, e sheh botën, njohjen e saj si diçka jashtëzakonisht atraktive, ai vazhdimisht shfaqet kurioz për ta njohur atë. Kështu edhe duelin me Xherin, te ashtuquajturin krijues te xhazit, nuk e merr si sfidë, por si rast për të eksploruar më tepër me muzikën e tij. Muziken e tij e karakterizon, spontaniteti, ajo lidhet me fytyra, ndjenja të caktuara, është okazicionale. Perplasja mes Xherit dhe Noveçentos, edhe dëshmon për raportin, midis atyre që e shohin muzikën si kanon, me arrogancë, si rrugë për të prekur majat që përfaqësohet me Xherin dhe artistit të të çiltër, i cili e ndjen muzikën në tërë qelizat e tij , që përfaqësohet me Noveçenton(ai qan kur interpreton Xheri).                                                                                                                                                               Noveçento e realizon muzikën si pasion,si pjesë të qenies së tij ,që kënaq të tjerët, por nuk iu nënshtrohet vullnetit te tyre. Kështu ai vetëm regjistrimin e një pllake e sheh si ndarje të veprës, artit të tij nga vetë ai, cka edhe tregon për shkallën dinamike në të cilën është krijuar lidhja e tij me muzikën. I mësuar të shohë gjithmonë diçka te tjetri, të plotë e të njohur, të perceptueshme, të intepretueshme, në rastin kur do të zbresë për herë të parë në tokë, Noveçenton e frikëson pafundësia e asaj që sheh, larushia e botës, dhe pamundësia që të reflektoje mbi gjithë atë çka sheh, prandaj edhe nuk zbret nga anija, heqdorë. Ai është mësuar ta shohë botën dhe ta përthekojw me sytë e tij midis dy mijë njerëzve dhe kjo i ka mjaftuar, për të krijuar muzikën e tij, ndodhja përballë një universi të pafund njerëzish e përjetimesh sikur edhe e cenzuron muzikën, shprehësinë e tij përmes saj. Në mendjen e tij arti është i pafund, jo bota. Në film e sipër Novecento bëhet simbol i eternitetit të artit, ai vdes për hir të tij, që ta ruajë duke mos cenzuruar në asnjë rast madhështinë e tij, duke dëshmuar kështu edhe njëherë për fuqinë e artit dhe rolin e tij në fisnikërimin e njeriut./FolDrejt/

Nga Leonora Hajra

Tags: artieternalFol DrejtNovecentoThe Legend of 1900
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Uji me limon dhe mjaltë – Terapia që ju duhet gjatë verës

Lajmi tjetër

Osmani e quan ekzistencial partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Të ngjajshme

FILM

Mel Gibson kurrë nuk shprehu qartë bindjen e tij pro, apo kundër Palestinës

9 Nëntor, 2023
FILM

Idris Elba: Aktorët në videolojëra si Phantom Liberty janë ‘shenja e kohës’

26 Shtator, 2023
FILM

Filmi i fundit e Linklater është plot me “njerëzore dhe sharm”

7 Shtator, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM