Qeveria britanike vendosi të pezullonte të gjithë pasurinë e Roman Abramovic, veprim ky që ndikon drejtpërdrejt edhe te skuadra e Chelsea.
Në këtë mënyrë klubi londinez nuk do të ketë mundësinë të transferojë lojtarë gjatë merkatës së verës por edhe nuk mund të shesë asnjë futbollist.
Për të gjithë shqiptarët, kurioziteti është padiskutim te ylli i slumit të kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili është nën zotërimin e bluve të Londrëz, ndërsa aktualisht është i huazuar te skuadra e Southampton, ku me paraqitjet e tij ka “mahnitur” të gjithë.
Për këtë çështje “The Sun” ka skicuar formacionin e Chelsea për sezonin e ardhshëm, ku talenti shqipatar, Broja do të udhëheqe edhe sulmin e skuadrës. Paraqitjet e shqiptarit sa vijnë e rriten, por rikthimi në bazë do ta përballë Brojën me shumë rivalë për fanellën e titullarit si Lukaku apo Verner.
Nuk dihet ende nëse vendimi do të mbesë në fuqi, por nëse ndodh atëherë Armando Broja do të luajë shanset e tij për të shkëlqyer me fanellën Chelsea.
/f.a/abcnews.al