Ish-kryeministri britanik Boris Johnson pritet të marrë pjesë në zgjedhjen e liderit të ri të Partisë Konservatore për të zëvendësuar Liz Truss, e cila njoftoi dorëheqjen e saj më herët gjatë ditës së sotme, raportoi British Times.
Rezultatet e një sondazhi të kryer në fillim të javës treguan se shumica e anëtarëve të Partisë Konservatore duan që ish-kryeministri Boris Johnson të kthehet në pozicionin e kreut të partisë dhe të zëvendësojë Liz Truss si kryeministre.
“Ai po dëgjon reagimet, por besohet se është një çështje e interesit kombëtar”, shkroi redaktori politik i Times në Twitter, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.