Wall Street Journal përsëriti kërkesën e saj për lirimin e menjëhershëm të korrespondentit të saj në Moskë, Evan Gershkovich, i cili u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) me dyshimin për spiunazh.
“Rasti i Evan përfaqëson një sulm të egër ndaj lirisë së shtypit dhe duhet të provokojë zemërimin e të gjithë njerëzve dhe qeverive të lira në mbarë botën”, shkroi Wall Street Journal në Twitter.
Sipas FSB-së, Gershkovich, “bazuar në udhëzimet e palës amerikane, ka mbledhur informacione që janë sekret shtetëror për aktivitetet e njërës prej kompanive brenda kompleksit ushtarak-industrial rus”./FolDrejt/