Këngëtari i njohur, The Weeknd, ka vendosur që ta nderojë një adhurues të tij i cili ka ndërruar jetë, duke ia dedikuar atij albumin e ri me titull “After Hours”.
Ylli kanadez i muzikës, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, e publikoi albumin e katërt të incizuar në studio, të premten më 20 mars, transmeton Koha.
Gjatë ditës, The Weeknd e mësoi lajmin pikëllues se adhuruesi i tij i flaktë me emrin, Lance, ka vdekur para pak ditësh. I prekur nga ky lajm, këngëtari përmes një postimi në Twitter tregoi se albumin e ri po ia dedikon atij.
“RIP LANCE aka XOPODCAST. Ti ke qenë njëri prej themeluesve të bazës sime të adhuruesve. Nuk mund ta besojë se po e marr vesh këtë lajm pikërisht sot. Albumin “After Hours” po ta dedikoj ty miku im,” shkruhej në mesazhin e The Weeknd.
Në fillim të kësaj jave, ylli shumë i dashur për publikun mbarëbotëror e lansoi një listë të këngëve të përfshira në albumin e ri, i cili vjen pas atij të vitit 2016 “Starboy”. Në mesin e tyre janë këngët: “Blinding Lights”, “Heartless”, “Alone Again”, “Escape From LA”, “Faith”, “I Bleed It Out” dhe “Scared To Live”.
Në fillim të muaji, këngëtari i shtoi edhe katër koncerte në arenën O2 të Londrës, në turneun e tij masiv në Britani të Madhe dhe Evropë, i cili fillon më 11 tetor të këtij viti dhe ka për qëllim promovimin e albumit të ri “After Hours”.