Ndërmarrësi sociale do të ndikonte në uljen e papunësisë, derisa në Kosovë ende ka paqartësi rreth funksionimit të interesit qytetar.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale (FKNS) mbi përmbledhjen e rekomandimeve të projekt-rregulloreve të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale.
Drejtori i FKNS, Driton Bajraktari, deklaroi se po presin finalizimin e kornizës ligjore të ndërmarrësisë sociale.
Derisa potencoi se nuk ka interesim të shoqërisë civile, por thotë ai se në vendet e huaja secili departament ka ndërmarrësi sociale gjë e cila ka ndikuar në zvogëlimin e varfërisë dhe papunësisë.
“Është një projekt 8 mujor, jemi munduar të avokohet ky projekt- rregullore dhe të mundësohet që përmes kësaj qasje të vjen më shpejt finalizimi i kornizës ligjore. Qëllimi kryesor është shndërrimi i shoqatave dhe organizatave në ndërmarrje sociale”.
“Sipas rregullores dhe ligji etniteti duhet me qenë person juridik. Nuk ka pasur shumë interesim për ndërmarrësi sociale. Emri i ka bërë të ikin dhe nuk ka pasur interesim. Por në përgjithësi atakon punësimin dhe varfërinë. Këto dy komponentë, shtresat e cenueshme nuk mund të vijnë te punësimi andaj janë më të varfër. Jemi shoqëri e cenueshme dhe nuk jemi target i politikës. Është program që çdo departmant ka në vendet e huaja”.
Zyrtar i Lartë për politika sociale në MPMS, Skender Jahaj, ka potencuar se pas uljes së numrit të ministrive, ende nuk kanë njohuri se në cilën ministri do të mbetet ndërmarrësi sociale.
“Qeveria ka vendosur të ulë numrin e ministrive si rezultat i kësaj edhe MPMS-ja ka qenë bartësi kryesor për ndërmarrësi sociale. Mbetet të shihet se ndërmarrësi në cilën ministri do të mbetet”.
“Ne kemi përfunduar thuajse të gjitha proceset të hartimit të rregulloreve për ndërmarrësi. Pastaj mund të ndërrojmë vetëm emërtimin e draft-rregullores”, tha ai.