Themeluesi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se do të kandidojë për president të Ukrainës vitin e ardhshëm.
Ai e bëri të ditur këtë në një video-mesazh në kanalin Telegram të Wagner Group.
“Kam marrë një vendim për të kandiduar për president të Ukrainës në vitin 2024. Për këtë pozicion do të konkurroj me Poroshenkon dhe Zelenskyn. Nëse fitoj zgjedhjet, atëherë gjithçka do të jetë mirë. Granatat nuk do të nevojiten”, tha Prigozhin, transmeton Fol Drejt.