Në vijim foldrejt.com, ju sjell disa nga shprehjet më të famshme të presidentit tashmë të ndjerë Robert Mugabe.
Mbi imperializmin:
“Afrika duhet të rikthehet në atë çfarë ishte përpara imperializmit. Tash kemi ndarje artificiale, që dëshirojnë të shkatërrojnë konceptin tonë pan-afrikan.”
“Vetëm Zoti, që më emëroi mua, mund të më marrë pushtetin – as MDC dhe as Britania nuk mund të më bëjnë gjë,” tha Mugabe duke ju drejtuar partisë opozitare MDC.
“Kundërshtari ynë real është burri i bardhë,” tha në 2002 Mugabe.
Mbi Jezus Krishtin:
“Unë kam vdekur disa herë – kjo është arsyeja se pse unë e kam mundur Krishtin. Krishti vdiq njëherë dhe u ringjall.”
Mbi homoseksualitetin:
“Disa thonë se homeskualët janë të lindur? Ne kemi nevojë të vijojmë racën tonë dhe ajo që vjen nga gruaja, dhe jo nga homoseksualiteti. John dhe John, jo; Maria dhe Maria, jo. Kjo është më e pështirë sesa qentë dhe derrat. Unë mbaj derra dhe derri mashkull menjëherë e detekton derrin femër.”
Mbi Britaninë, kundërshtatin e tij më të madh:
“Britania është shumë e ftohtë, shtet i pabanuar me shtëpi të vogla.”
“Ne kemi akoma probleme me qeverinë britanike. Ata përdorin gangsterët pedera. Çdoherë kur kaloj nga Londra, regjimi gangster Blair mundohet të më arrestojë mua.”
“Ne kemi luftuar për vendin tonë, ne kemi luftuar për pavarësinë, të vegjël që jemi ne jemi përgatitur për derdhjen e gjakut…Pra, Blair, më mirë ti mbaje Anglinë dhe unë Zimbabven.”/Foldrejt.com