Sezoni i tij i parë në Serie A ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm me gjashtë gola të shënuar në 25 ndeshje si mbrojtës, por Theo Hernandez sapo fillon në Milano.
Mbrojtësi anësor foli per ndikimin e tij te kuqezinjtë në një intervistë të fundit për Gazzetta dello Sport: “Unë u përshtata menjëherë, shokët e ekipit tim dhe stafi i stërvitjes kishin besim tek unë, ashtu edhe mbështetja e tifozëve, ishte thelbësore. Këtu kam gjithçka që unë duhet të bëj mirë, kjo varet nga unë dhe puna ime. Unë dua të rikthej Milanin tonë atje ku meriton të jetë për shkak të historisë së saj dhe për tifozët “
Hernandez u pyet për marrëdhënien e tij me një nga drejtorët e klubit: “Maldini? Ai ishte gjithmonë një pikë referimi për mua, ai përfaqëson Milanin dhe është një nder të punosh me të. Kur ke një kampion si ai para jush, nuk ka shumë për të menduar, unë jam gjithashtu i lumtur që ai mundi koronavirusin së bashku me djalin e tij Daniel “.//FolDrejt