Në orët e vona të së hënës, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se janë therur me thikë nga një i dyshuar.
Organet e rendit njoftojnë se viktimat janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar.