Një grua ka përfunduar në spital gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Rasti u raportua rreth orës 10:59, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therë me thikë viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/