Një person i mitur është therur me thikë nga dy persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:20, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raportin 24-orësh, viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/