Një ngjarje e cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” është raportuar në Ferizaj.
Aty dyshohet se një nxënës i shkollës së mesme e ka sulmuar me thikë nxënësin tjetër të po të njëjtës shkollë. Viktima thuhet në raport ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime trupore në këmbë nga një mjetë i prehtë thikë dyshohet të ketë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar nxënës i po të njëjtës shkollë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.