Një person është therur me thikë nga një i dyshuar mashkull i cili është arrestuar.
Rasti ka ndodhur në Nikë të Kaçanikut, rreth orës 16:55 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se pas therjes, viktima mashkull është dërguar për tretman mjekësor dhe se pastaj është liruar për në shtëpi.
Ndërkaq, i dyshuari që ka therur viktimën është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje./FolDrejt/