Paraditen e ditës së sotme (e mërkurë) një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Dibrës, ku sëpaku një person ka therrë me thikë qytetarin B.P., i cili si pasojë e plagëve të shumta është transportuar me urgjencë në Shkup. I plagosuri rëndë është pronar i një lokali në Dibër dhe që gëzon respekt te qytetarët e shumtë.
Policia menjëherë ka arritur të kap të dyshuarin me iniciale U.F. dhe e ka marrë në pyetje për këtë akt barbar.
Hetimet për rastin vijojnë.