Një 28-vjeçar nga Kosova ka përfunduar pa shenja jete pas therjes me thikë në Zvicër.
Rasti tragjik ka ndodhur të dielën në Zvicër, në Biere në kantonin e Vaud-it, njofton gazeta Blick, përcjell Fol Drejt.
Lidhur me rastin është arrestuar një 55-vjeçar i dyshuar i cili është po ashtu nga Kosova.
Policia ishte lajmëruar nga një dëshmitar përmes telefonit se rreth orës 18:00 kishte hasur në një person i cili ishte shtrirë në rrugë dhe kishte humbur sasi të madhe të gjakut.
28-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë i njëjti ishte goditur me thikë në zonën e gjoksit.
Thuhet se ai dhe i dyshuari njiheshin mes vete./FolDrejt/