Therja e të riut serb në afërsi të Urës së Ibrit ka sjellur reagimin e menjëhershëm të politikës serbe. Presidenti Aleksandër Vuciq ka arsyetuar me këtë akt mos hpajen e urës për qarkullim automjetesh, shkruan foldrejt.com.
“Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
17 vjeçari serb është therur pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë. Ai ka marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb në lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.