Dje me datë 27 prill 2022 në ora 02:36 ka ndodhur një rast i një mosmarrëveshjeje në Prishtinë, ku pastaj viktima mashkull kosovar është therur me thikë.
Ai ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar thika dhe është dërguar në mbajtje, njofton policia, përcjell FolDrejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.