Një 33-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka thyer masën e “arrestit shtëpiak”.
Kjo masë ishte marrë ndaj tij nga Gjykata e Elbasanit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi duke dalë jashtë banese, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.