Barcelona ka kontaktuar me mesfushorin e Bayern Munchen Thiago Alcantara rreth një kthimi të mundshëm në Camp Nou këtë verë.
Liverpool ka qenë i lidhur me reprezentuesin spanjoll këtë verë dhe duket se do të mbeten shume të interesuar, por sipas raporteve të fundit nga Gjermania thuhet se në garë për mesfushorin spanjoll është futur seriozisht edhe Barcelona .
Media gjermane Bild raporton se gjigandët katalanas tashmë kanë kontaktuar me mesfushorin qendror dhe lojtari thuhet se tashmë u ka thënë lamtumirë shokëve të tij të skuadrës.
Marrëveshja e 29-vjeçarit në Bavari do të skadojë në verën e vitit 2021 dhe pavarësisht klubit të etur për të rinovuar marrëveshjen e tij, lojtari është tërhequr dhe duket se do të përfundojë qëndrimin e tij shtatë-vjeçar në Mynih.