Ish-futbollisti francez Thierry Henry ka mohuar se dëshiron të jetë trajneri i ri i kombëtares belge, transmeton “Sky Sport”.
Disa media franceze bënë të ditur se Henry i ka ofruar Federatës së Futbollit të Belgjikës që të jetë trajneri i ri i këtij vendi pas largimit të Roberto Martinez.
Belgjika aktualisht është pa trajner, pasi Martinez dha dorëheqjen pas eliminimit në fazën e grupeve në Kupën e Botës në Katar, transmeton Fol Drejt.