Në Obiliq e në Lipjan dje janë kryer bastisje nga Policia e Kosovës. Disa të mitur janë raportuar të kenë pasur armë të ftohta dhe në këtë rast policia ka vepruar.
Në raportin e policisë thuhet:
“Pas marrjes se një informate, njësiti policor ka kontrolluar disa të mitur. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur është gjetur dhe sekuestruar një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” – ka është rasti i ndodhur në Obiliq, nga i cili edhe ka ndodhur sekuestrimi i mjetit, thikë, transmeton Fol Drejt.
Rasti tjetër, është ai në Lipjan:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që në çantën e shkollës i është gjetur një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/