Beogradi ka ushtuar mbrëmë nga thirrjet fashiste kundër shqiptarëve, shkruan Fol Drejt.
Në videot e përhapura në rrjet, grupe tifozësh të njohura si “Grobari”, “Cigari” etj, kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit serb, duke bërë thirrje kundër shqiptarëve.
Disa prej tyre dëgjohen duke thënë se “shqiptarët do të vuajnë” kur ushtria serbe do të kthehet në Kosovë.
Ndonëse, sipas raportimeve, ka pasur edhe policë të shtuar, nuk dihet nëse ndonjë prej tifozëve është arrestuar./FolDrejt/