Koreja e Veriut po shkel disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara me serinë e lëshimeve të raketave, tha sot ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield.
SHBA i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një takim për Korenë e Veriut, i cili duhet të mbahet nesër, njoftuan më parë diplomatët.
“Ne i dënojmë këto veprime. Ato shkelin disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha Thomas-Greenfield në një intervistë me MSNBC, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.