Sipas gazetarit të mediumit gjerman BILD, Christian Falk, trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, dëshiron një lojtar si Mateo Kovaçiç.
E ardhmja e kroatit te Chelsea duket e pasigurt për momentin, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon në vitin 2024. Blutë nuk kanë hapur ende bisedimet për një rinovim të mundshëm dhe dëshira e Tuchelit mund ta shohë Kovaqiqin të largohet nga Stamford Bridge këtë verë, transmeton Fol Drejt.