Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chania të Greqisë, ku një biznesmen u gjet i vdekur. 55-vjeçari u gjet mesditën e të mërkurës nga dy turistë, në grykën e Aradenës në Bashkinë Sfakion.
Pas hetimeve u zbuluar se bëhet fjalë për një biznesmen nga Hanioti . Autoritetet gjetën makinën e viktimës, të parkuar pranë urës. Sipas informacioneve, ai ishte parë dy ditë më parë në të njëjtin vend.
E ndërsa policia po heton të gjitha mundësitë, më i mundshëm është versioni i vetëvrasjes, duke u hedhur nga ura e hekurt.
Bëhet e ditur se viktima është gjetur nga turistët që ecnin në grykë të lumit të cilët kanë lajmëruar Policinë./abcnews.al/