Drejtoresha për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit ka hequr dorë nga pozita e saj si pasojë e pakënaqësisë, shantazheve dhe kërcënimeve me të cilat është përballur gjatë kohës së ishte në këtë post.
Dorëheqjen dhe arsyetimin e saj, Vjollca Kabashi e ka dhënë përmes një postimi të gjatë në profilin e saj në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Kam besuar dhe punuar për ndryshimin në Prizren dhe e kam pranuar detyrën e Drejtoreshës së Punës dhe Mirëqenies Sociale duke besuar në mirëqeverisje, dhe për ti shërbyer qytetarëve dhe familjeve që kanë nevoje pasi drejtoria që unë e kam udhëhequr është drejtoria më e ndjeshme sepse ka të bëjë me familjet nevojtare.” – ka shkruar Kabashi.
Tutje, ajo ka shtuar se që kur e ka marrë detyren, për 10 muaj nuk ka gjetur bashkëpunim dhe gatishmëri për punët në këtë drejtori.
“Përkundër faktit dhe kërkesave të mia të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin kërkesat e mia janë injoruar, ku kam pritur për 5muaj që vendimet ti nënshkruaj kryetari i komunës.
Për 10muaj asnjëherë nuk jam pritur nga kryetari për kërkesat që i kam bërë për takim.” – ka shtuar ajo.
Tutje, Kabashi jep detaje edhe në lidhje me të qenët viktimë e një shantazhi dhe nënshkrimi nën presion, siç thotë ajo.
“Shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjëta deri të premtën në ora 13:20minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcenuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj.
Pas detyrimit të nënshkrimit nën kërcënim mbrenda zyrës së kryetarit, i dërgova email perseri kryetarit ku lidhur me këtë rast i njoftova dhe u drejtova në stacionin policor ku dhashë deklaratë në njesitin e krimeve ekonomike në Prizren për të gjitha keto parregullsi.”
Krejt në fund, Kabashi ka falenderuar stafin me të cilin ka bashkëpunuar./FolDrejt/