Kryeministri Albin Kurti ka thënë se akoma nuk dihet se kur Greqia mund ta njohë Kosovën.
Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se është hapur shtegu i ndryshimit të qëndrimit ndaj Prishtinës, nga ministri grek i Punëve të Jashtme, Niko Dendias.
“Unë besoj se Greqia ka avancuar në diskurs, por sa jemi afër ditës se kur edhe Greqia do t’i bashkëngjitet shumicës së vendeve të BE-së dhe NATO-s për ta njohur Kosovën, nuk mund ta themi tani”, njofton Klankosova.tv.
“Ju e dini që gjatë kësaj periudhe sa jam kryeministër kemi pasur në vizita ministrin Niko Dendias, i cili është një mik i imi, i cili në një vit e gjysmë e ka vizituar Kosovën tre herë dhe do të vie sërish, është ky ministër në aspektin legal dhe juridik e ka hapur shtegun e ndryshimit të qëndrimit ndaj Kosovës”.
“Sepse ai ka thënë se Kosova dhe veriu i Qipros nuk janë situata analoge, meqenëse Kosova e ka opinionin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,në anën tjetër në rastin e Qipros është rezoluta e OKB-së e vitit 1983, këtë e ka thënë ai publikisht. Besoj se kjo e ka hapur rrugën legale dhe juridike për ndryshim të qëndrimeve”, ka thënë Kurti.