Lionel Messi së fundmi, pavarësisht negociatave të shumta me Barcelonën, ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në klubin amerikan Inter Miami.
Babai dhe menaxheri i Messit, Jorge, kanë biseduar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, dukej se argjentinasi do të kthehej në Camp Nou pas dy vitesh, por në fund nuk ndodhi.
Barcelona nuk ka mundur ta “pastrojë” mjaftueshëm kufirin e pagave dhe një nga arsyet për këtë është refuzimi i Ansu Fatit për t’u larguar nga klubi.
Trajneri i Barcelonës, Xavi nuk llogarit te 20-vjeçari Fati, i cili u quajt pasardhësi i Messit në Barcelonë, por ai nuk i përmbushi pritshmëritë pas një dëmtimi të rëndë.
Drejtuesit e Barcelonës e vendosën Fatin në listën e transferimeve për të marrë hapësirë të mjaftueshme në kufirin e pagave për të sjellë Messin, por futbollisti i ri refuzoi të largohej, raporton Mundo Deportivo.
Fati u tha drejtuesve të Barçës përmes menaxherit të tij Jorge Mendes se dëshiron të qëndrojë në klub dhe se nuk e shqetëson fakti që do të jetë një lojtar që qëndron në pankinë edhe sezonin e ardhshëm.
Tottenham, Bayern, Manchester United dhe Parisi ishin të interesuar për ta sjellë atë, por vështirë që do të ketë ndonjë transferim te këto klube në këtë verë.
Kontrata e Fatit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Transfermarkt e vlerësoi atë në 80 milionë euro në tetor 2020, dhe vlera e tij aktuale është 35 milionë euro, transmeton Fol Drejt.