Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialog, është qasje e një dështaku.
Sipas tij Kurti ka humbur aleatët dhe tani ndodhet i vetëm, përcjell Fol Drejt.
Xhemaili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Kurti meqë ka folë sot për zhdukje, duhet të na tregojë se si e zhdukën miellin e mostrat e Deharit.
“Pasi që Kurti paska fol për zhdukje, është mirë me na tregu qysh u zhdukën mielli, paratë për energji dhe mostrat e Deharit.
Qasja e tij në dialog është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët dhe ka mbetë vetëm. Sot merret me sulme ndaj arbitrit i cili ka rolin e ndërmjetësuesit, përderisa ka qenë dhe është përgjegjës për substancën, të cilën nuk e ka ofruar asnjëherë”, ka thënë Xhemaili.
Ai ka shtuar se Kurti ka humbut çdo mik kredibil që e ka Kosova.
“Populli ynë e ka kuptuar që në qeverisjen e brendshme ka ndjellë korrupsion me Nagipin, Martinin e Ridin. Ka punësuar familjarë të funksionarëve të tij, kur ata që e votuan ende kanë mbetë në rrugë. Në planin e jashtëm ka humb çdo mik kredibil që e ka Kosova”, është shprehur Xhemaili./FolDrejt/