Si çdo vit, edhe gjatë ditës së enjte organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi indeksin e korrupcionit në 180 shtete të botës. Por nga kjo rënditje nuk ka lajme të mira për shtetet shqiptare.
Shqipëria ka zbritur shtatë vende nga 99 që ishte vjet në vendin e 106, informon foldrejt.com. Ngjashëm, Kosova, në indeksin e sivjetmë, radhitet e 101-ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.
Rënditja u bë në bazë të perceptimit mbi korrupsionin në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Analiza e këtij viti tregon se korrupsioni është më i përhapur në vendet ku paratë e mëdha mund të rrjedhin lirshëm në fushatat elektorale dhe ku qeveritë dëgjojnë vetëm zërat e individëve të pasur.
Në vendin e parë ndodhen përsëri vendet nordike, Danimarka, Suedia, Finlanda, kurse në vendin e fundit ndodhet Somalia në vendin e fundit 180./Foldrejt.com