Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ushtrisë shqiptare, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, njoftuar për rekrutimin e profesionistëve të rinj, proces ky që nisi një ditë më parë në Elbasan ku pjesë ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Ky është mesazhi i Ramës:
“MIRËMËNGJES 😊
Ti ke forcën që nderon kombin🇦🇱, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë😍
Behu pjesë dhe suksese🙏 👉https://bit.ly/3HhPTQm”, shkruan Rama.