Liverpool do ta presë Realin sonte nga ora 21:00, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, dhe tifozët e klubit anglez bënë gjithçka që mundën për t’i ndihmuar lojtarët e tyre të arrinin fitoren një ditë më parë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Përkatësisht, tifozët e Liverpool-it iu drejtuan një metode të provuar prej kohësh – mos lejimin e lojtarëve të skuadrës kundërshtare një gjumë të qetë me “fishekzjarre aksidentale” para hotelit ku po qëndrojnë.
Kështu lojtarët e Realit janë zgjuar nga fishekzjarrë të mëdhenj në orën 02:00 dhe nuk ka dyshim se delegacioni i Realit do të ankohet në UEFA për këtë.
Për të dyja skuadrat, Liga e Kampionëve mbetet e vetmja garë në të cilën mund të shpëtojnë sezonin e tyre.
E ndërsa Reali ka ndonjë shans për të fituar titullin në Spanjë përveç Barcelonës dominuese të këtij sezoni, Liverpooli i tha lamtumirë titullit të kampionit të Anglisë në fund të vitit të kaluar, por u eliminua edhe nga të dyja kupat angleze. /FolDrejt/