Ylli i Liverpool-it Sadio Mane nga Senegali, i cili fiton afërsisht 10.2 milion $ në vit, u ka dhënë botës një mesazh modest dhe humanitar, mbasi disa fansa e përqeshën për telefonin e tij me xham të krisur. Përgjigjja e tij është legjendare: “Përse më duhen 10 makina Ferrari, 20 orë diamanti apo 2 aeroplanë? Çfarë do të bënte kjo për botën?
Unë kam qenë i uritur, punoja në fusha, luaja zbathur dhe nuk shkova në shkollë. Tani mund të ndihmoj njerëz. Preferoj të ndërtoj shkolla dhe t’u jap njerëzve të varfër ushqim ose veshje.
Kam ndërtuar shkolla dhe një stadium. Ne ofrojmë rroba, këpucë dhe ushqim për njerëzit në varfëri ekstreme. Përveç kësaj, unë jap 70 euro në muaj për të gjithë njerëzit nga një rajon shumë i varfër i Senegalit, në mënyrë që të kontribuojmë në ekonominë e tyre familjare. Nuk kam nevojë të shfaq makina luksoze, shtëpi luksoze, udhëtime, apo aeroplanë. Unë preferoj që njerëzit e mi të marrin pak nga ato që jeta më ka dhuruar mua”.