Tifozët e PSG-së mbështetën Palestinën gjatë një ndeshjeje kundër një klubi izraelit në Champions League.
Parisienët mposhtën Maccabi Haifën 7-2 në shtëpi në javën e 5-të të fazës së grupeve për të kaluar në play-off, shkruan showsport.me, transmeton Fol Drejt.
Gjate njoftimit të tifozëve pritës në Parc de Prince nxorrën flamujt e Palestinës dhe shalle me simbole palestineze. Të njëjtët flamuj u ekspozuan pranë tribunës së mysafirëve dhe pranë vendit ku skuadrat hynë në fushë.
Në stendën e vizitorëve u vendosën flamuj izraelitë. Tifozët e Maccabit përdorën mjete piroteknike, të cilat e ndërprenë ndeshjen për pak kohë.
Në pjesën e dytë, tifozët e Paris Saint-Germain vendosën një pankartë: “Gaza ekziston, Gaza reziston, Palestina e lirë”.
Tifozët e PSG-së e kanë mbështetur Palestinën edhe më parë. Kolektivi Ultras Paris (CUP) bojkotoi një udhëtim në një ndeshje në Izrael në shtator.
Vlen të theksohet se klubi i Parisit kishte njoftuar më herët se ishte e ndaluar të paraqitej në stadium me flamuj të vendeve, lojtarët e të cilëve nuk janë në skuadrën e PSG-së gjatë lojës dhe çdo shkelës i këtij rregulli përballet me largimin nga arena. Në ndeshje ka pasur masa të shtuara sigurie, me më shumë se 800 policë në detyrë.
Gjatë ndeshjes, 14 persona u arrestuan – kryesisht për përdorimin e bombave tymi në stadium. Gjithashtu një person u arrestua për vjedhje xhepash të tifozëve izraelitë dhe një tjetër për sjellje të çrregullt./FolDrejt/