Një punonjës indian i kopshtit zoologjik është vrarë nga një tigër pasi hyri në hapësirën e saj për të pastruar ujin e pellgut.
Sipas raportimeve tre porta që çonin drejt kafazit të të felinit gjigand ishin lënë hapur dhe tragjikisht tigresha u gjet ballë për ballë me punonjësin duke e sulmuar për vdekje.
Policia ka nisur një hetim për neglizhencë mbi vdekjen e 35 vjeçarit Poulash Karmakar pas sulmit tragjik në kopshtin zoologjik të rajonit indian Arunachal Pradesh.
Drejtuesi i kopshtit Raya Flago tha për mediat vendase: “Incidenti ndodhi të martën rreth orës 2.30 të pasdites. Unë u informova nga një prej kujdestarëve të kafshëve. Kur arritëm aty bashkë me një doktor dhe anëtarë të stafit, Poulash Karmakar kishte vdekur. Ai u gjet i përgjakur nga fytyra”.
Ai shtoi se tragjedia ndodhi prej portave që të çojnë në kafazin e bishës, të cilat ishin lënë të hapura.
Tigresha tetë-vjeçare Chippi qëndronte në kopsht që prej vitit 2013.
Zyrtarët thanë se Karmakar u sulmua teksa punonte në parkun biologjik të qytezës Itanagar.