Kompania kineze Tiktok do të investojë 1.39 miliardë euro në zhvillimin e platformës indoneziane të tregtimit online GoTo Gojek Tokopedia, me qëllim kthimin në tregun më të madh në Azinë Juglindore.
Tiktok do të blejë 75 për qind të platformës Go tu gojek tokopedia për 780 milionë euro dhe transaksioni do të përfundojë deri në tremujorin e parë të 2024, sipas CNN.
Rregullatorët në Indonezi ndaluan blerjet në internet në platformat e mediave sociale në tetor për të mbrojtur tregtarët më të vegjël të vendit dhe të dhënat e përdoruesve, duke detyruar Tiktok të mbyllë dyqanin e tij online.