Kompania kineze që zotëron rrjetin social TikTok ka paditur shtetin federal amerikan të Montanës, i cili ishte i pari në SHBA që ndaloi aplikacionin për video.
Padia pretendon se ligji i Montana-s është një shkelje jokushtetuese e të drejtave të fjalës së lirë dhe se bazohet në “spekulime të pabaza” se qeveria kineze mund të marrë të dhënat e përdoruesve, raporton Zëri i Amerikës.
Padia e TikTok pason një padi të ngritur nga pesë përdorues të tjerë që krijojnë dhe postojnë përmbajtje në aplikacion, duke paraqitur të njëjtat argumente, duke përfshirë se shtetit të Montanës i mungon juridiksioni mbi çështjet e sigurisë kombëtare./FolDrejt/