Deputjeja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës se Qeveria e Kosovës nuk ka prioritete.
Me theks të veçantë ajo tha se kjo qeveri nuk ka prioritet të zhvillojë asnjë sektorë të shtetit, përcjell Fol Drejt.
“Tani po e kuptojmë një të vërtetë se prioritet paska qenë marrja e pushtetit dhe akomodimi klanor e politik që lidhet me Vetëvendosjen”, u shpreh ajo.
Ajo foli në veçanti për Ministrinë e Shëndetësisë ku tha se kjo qeveri la pa udhëheqje këtë ministri, duke e sjellë përsëri Arben Vitinë si ministër.
“Në Qeverinë Kurti mund të gjesh një person që është bërë tri herë ministër dhe nuk ka tri suksese apo vendime në dobi të qytetarëve”, tha tutje Kadriaj.
Ajo tha se këtu nuk kemi shëndetësi por sistem diktatorial, ku sipas Kadriaj stafi mjekësor përcillet edhe në rrjete sociale, udhëheqësit kërcënojnë dhe kështu me radhë.
Ajo i bëri thirrje qeverisë që të angazhohen dhe të mos e akuzojnë opozitën./FolDrejt/