Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndër deputetë të shumtë, fjalën e ka marrë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Ajo tha se kryeministri Kurti po bën spektakel dhe humor dhe e ftoj që këtë aftësi ta përdorë për t’u futur në Big Brother.
“Ajo çka bëri sot Kurti ishte një spektakel dhe humor duke u tallur edhe me deputetët dhe me qytetarët, andaj duke e parë që paske aftësi për spektakel dhe humor iu kisha ftu me shku në Big Brother”, ka thënë deputetja nga radhët e AAK-së, transmeton Fol Drejt.