Osmanët ishin të vendosur në Danub ku kishin filluar të pushtonin gjithë Europën juglindore, kur morrën një goditje të papritur nga Anatolia përmes perandorit të tmerrshëm Timur Lengu, informon foldrejt.com. Kjo ndodhi në korrik 1402, kur Bajazidi Rrufe u kap rob nga mongolët e Timur Lengut dhe Perandoria Osmane shpëtoi për pak nga zhdukja.
Përndryshe në 1400 Perandoria Osmane kishte rrethuar gjithë Bizantin dhe Konstandinopolin. Kishte pushtuar Edrenen 1362, Selanikun 1394, më pas edhe Shofien dhe Shkupin. Shumica e princërve të krishterë në Ballkan ia kishin njohur vazalitetin sulltanit osman.
Pra ishte çështje kohe kur do i vinte fundi edhe Konstandinopolit, por pikërisht në ato momente ndodhën sulmi i papritur nga një udhëheqës tjetër musliman Timur Lengu, i cili poashtu kishte korrur suksese të shumta në Azinë Qendrore, duke pushtuar edhe Delhin në Indi 1398.
I njohur për brutalitetin e tij, Timur Lengu do sulmonte prapa shpine perandorinë Osmane në 1402.
Osmanët do humbnin betejën në Anatoli, pasi disa kronikanë thonin se Timur Lengu kishte marrë me vete edhe elefantë nga Delhi i Indisë.
Gjithashtu në fitoren e mongolëve të Timur Lengut ishte edhe lodhja e jeniçerëve osmanë që në ditët e nxehta të korrikut duheshin të udhëtojnë rrugë të gjata deri në Anatoli.
Beteja e Ankarasë mes Timur Lengut dhe Sulltan Bajazidit edhe sot e kësaj dite njihet si disfata më e rëndë e osmanëve. Osmanët do shkonin në histori sikur të mos i ndihmonte fati.
Timur Lengu pas fitores kundër osmanëve mendoi të luftonte kundër Kinës, ku vdiq gjatë udhëtimit në 1405.
Osmanët do luftonin rreth 20 vite për të konsoliduar fronin. Deri në këtë kohë do humbnin shumicën e territoreve ku edhe princat e krishterë në Ballkan do shfrytëzonin situatën për të shpallur pavarësinë nga osmanët.
Do vinte Mehmedi I në 1420 për të nisur punën nga e para në Ballkan dhe jo pa arsye. Në 1453 sulltanët kthehet përsëri fuqishëm, ku kësaj here fitojnë edhe zotërimin e Konstandinopolit./Foldrejt.com