Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar me kritikë ndaj mediave në Kosovë.
Për këtë ajo reagoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Ndreq ditën, prish natën.
Gjatës ditës në Bruksel, Bashkimi Evropian merr vendim për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, pas suksese të qeverisë në luftim të krimit dhe korrupsionit. Në mbrëmje në Prishtinë në studio televizive qytetarëve ju flitet për “afera korruptive” të qeverisë.
Gjatës ditës në Strasburg, Këshilli i Evropës pranon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë që në thelb e ka demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në mbrëmje në Prishtinë në studio televizive qytetarëve ju flitet se si zgjedhjet ishin dështim dhe improvizim i demokracisë.
Të njëjtin dikur lartësonin gëshnjeshtrat. Sot përpiqen të mbysin të vërtetat”, u shpreh ajo./FolDrejt/