FIFA nuk fal në gjyqet e klubeve ndaj lojtarëve dhe këtë herë e kanë pësuar Tirana dhe Laçi, me dy futbollistë të huaj.
Për kampionët e vendit fatura është më e lartë, pasi sipas Panorama-Sport do të duhet të paguajnë 123 mijë euro për Tim Vayrynen.
Sulmuesi, i cili erdhi me bujë në kryeqytet dhe u largua pa shënuar asnjë gol, nuk ishte paguar dhe ka fituar gjyqin.
I njëjti burim shkruan se Laçi e ka pësuar nga braziliani Lucas Ramos dhe fatura për kurbinasit është 32 mijë euro, shkruan Abcnews.al, përcjell Fol Drejt.