Sonte në “Air Albania” Tiranë, luhet finalja e Conference League, ndërmjet Romës dhe Feynoord-it, shkruan Fol Drejt.
Për një situatë më të qetë e pa trazira, disa zyrtarë policorë nga Kosova, do të shkojnë në Tiranë.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, ka thënë për Express, zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
Ua kujtojmë që mbrëmë në kryeqytetin e Shqipërisë pati trazira të shkaktuara nga tifozët huliganë të të dyja ekipeve./FolDrejt/